Piramida do të kthehet në një qendër teknologjike në funksion të fëmijëve dhe të rinjve. Projekti i rijetëzimit të saj, i prezantuar në prani të Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj, parashikon ta bëjë Piramidën një godine të hapur dhe të aksesueshme për të gjithë.

Ideja për ta vënë Piramidën në funksion të më të vegjëlve ishte e Kryeministrit Rama, i cili e ka konsideruar një ëndërr të tij të vjetër.

Sipas arkitektëve, Piramida aktuale është shumë e mbyllur.

Kjo do të jetë pamja e re e saj, me xhama transparentë, gjelbërim anash dhe në majë të saj, ku do të krijohet edhe një shesh për të qëndruar. Në brendësi do të ketë të instaluara 14 pavionë, si ai i teknologjisë, medias, muzikës, artit apo lojërave.

Projekti i Piramidës do të financohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës.

Tv Klan