Pas humbjes me Inter në kampionat, Juventus do të provojë që të tregojë forcat kundër Napolit në Superkupën e Italisë.

Andrea Pirlo, trajneri i zonjës së vjetër, në një konferencë për mediat para ndeshjes me Napolin ka thënë se kjo është një finale e cila sipas tij duhet të fitohet dhe jo të luhet.

Napoli ka lojtarë të fortë, janë teknikë. Janë lojtarë të shpejtë, ne do të duhet të jemi të kujdesshëm. Si t’i sulmojmë ata? Ne provuam disa zgjidhje, shpresoj t’i shoh përsëri në fushë“, shpjegoi trajneri.

Më tej ai tregoi se në portë do të jetë Szczesny, pasi Buffon ka disa probleme. Më tej ka thënë se nuk luhet mes tij dhe Gattuso-s, por luhet Juventus-Napoli.

Ne duam të kthehemi në fushë me vendosmëri për të fituar këtë trofe. Do të luhet Juve-Napoli, jo Pirlo-Gattuso”, ka thënë Andrea Pirlo./tvklan.al