Ceremonia organizohet me praninë e pak personave

Përgatitjet për Lojërat Olimpike 2020 vijojnë, madje edhe me ceremoninë e kalimit të pishtarit, simbol i këtij aktiviteti.

Në stadiumin e vjetër olimpik u zhvillua të enjten ceremonia me praninë e pak personave për shkak të rrezikut të koronavirusit, por duke respektuar ceremonialin.

Pishtari iu dorëzua delegacionit japonez për të vijuar stafetën në vendin organizator prej 26 Marsit. Olimpiada Tokio 2020 është përcaktuar të nisë më 24 Korrik dhe të zgjasë deri më 9 Gusht.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në konsultimin e fundit me vendet anëtare, konfirmoi zhvillimin e lojërave, por duke monituar situatën që po alarmon të gjithë botën.

Tv Klan