Kryebashkiakët e djathtë kanë mbajtur një fjalë për mediat pas mbledhjes mes 61 kryetarëve të bashkive në vend dhe qeverisë.

Në fjalën e tij kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja u shpreh se kur vjen puna tek interesat qytetare nuk ka ndasi politike dhe se nuk ka asnjë çudi pse ai dhe kolegët e tij të djathtë ishin të pranishëm në mbledhje.

Fisnik Qosja: Bashkë me kolegët e mi ishim në mbledhjen e përbashkët të 61 kryetarëve të bashkive dhe qeverisë për të bashkërenduar punën. Nuk kemi ndasi politike kur vjen puna për interesat qytetare. Për arsye politike ne e kemi treguar në 14 Maj se kush jemi dhje çfarë qëndrimi kemi mbajtur. Nuk besoj që është një çudi e madhe që ne ishim këtu sot me qeverinë për të mirën e njerëzve që na kanë zgjedhur.

I pyetur se a u ndjenë të barabartë në mbledhjen mes kryetarëve të bashkive dhe qeverisë Qosja u shpreh se po. Gjithashtu ai shtoi se morrën garanci nga kryeministri për reagim ndaj kërkesave të tyre.

Fisnik Qosja: Padiskutim (u ndjenë të barabvartë). Ne kishim kërkesat tona për zona specifike që kemi unë dhe kolegët e mi. Ato i shqyrtuan. Se dimë tani sa qeveria do reagojë. Garancia ishte e kryeministrit, por veprat do të tregojnë se si do shkojë. Po të vështirë janë të gjitha bashkitë, por me menaxhimin e mirë besoj do ja dalim./tvklan.al