Ish – kampioni i boksit, Nelson Hysa, është plagosur sot me armë zjarri në qytetin e Shkodrës.

Sipas policisë, 32 – vjeçari është qëlluar nga dy persona që udhëtonin me motor, në momentin që do futej për t’u qethur në një berberhane në lagjen “Qemal Stafa”, në vendin i quajtur Ura Dervishbeg.

Autorët e kësaj ngjarje, sqaron policia, mbanin në kokë skafandra dhe ishin të veshur me rroba të zeza. Ata mësohet se pasi janë afruar, një prej tyre ka qëlluar me pistoletë në drejtim të ish – boksierit, duke e plagosur në pjesën fundore të barkut.

Hysa u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa në vendngjarje mësohet se është sekuestruar një gëzhojë.

Për kapjen e autorëve janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës.

/tvklan.al