U qëllua nga një makinë në lëvizje

Një 36-vjeçar i shpëtoi një atentati me armë mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Vlorës. Diego Hanaj ishte duke ecur në këmbë në lagjen “Pavarësia” të këtij qyteti kur është qëlluar disa herë me pistoletë nga një automjet në lëvizje.

Për fat të mirë i riu ka marrë vetëm një plumb në dorë. Ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 3 gëzhoja.

Nga burime në vendin e ngjarjes mësohet se autorët lëviznin me një automjet tip Audi. Duket se autorët e kanë pritur 36-vjeçarin të kthehej në banesë pasi ngjarja ndodhi poshtë pallatit të tij. Grupi i hetuesve pritet të marrë në pyetje shënjestrën e atentatit në përpjekje për të identifikuar autorët.

Tv Klan