Plagoset me thikë në hyrje e shtëpisë 25-vjeçari

Posta

Plagoset me thikë në hyrje e shtëpisë 25-vjeçari

11:12 22/07/2018

Një 25-vjeçar nga Bilishti ka mbetur i plagosur rëndë me thikë, para derës së shtëpisë.  Emiljano Muçi është gjetur nga familjaret në gjendje të rendë shëndetësore rreth mesnatës së të shtunës dhe me pas është dërguar në spitalin e Korçës.

Policia ka marrë në pyetje 25-vjeçarin, i cili dyshohet se është konfliktuar me disa të rinj në një prej lokaleve të Bilishtit. Më pas, grupi i të rinjve, e ka ndjekur Muçin dhe e kanë sulmuar para banesës me thika dhe mjete të forta. Policia sqaron se plagosja e të riut kishte ndodhur pas  një konflikti të çastit me autorët, të cilët ende janë arrestuar.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT