Një 30-vjeçar mbeti i plagosur me thikë këtë të hënë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45, në Shkozë dhe sipas policisë shkak u bë një konflikt për motive të dobëta mes të plagosurit dhe autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili u ndalua nga policia.

“Më datë 03.05.2021, rreth orës 11:45, në Shkozë, pas  një konflikti për motive të dobëta shtetasi S. K., ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë bënë shoqërimin në Komisariat e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit S. K., për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Tiranës në një informacion paraprak për mediat./tvklan.al