Procedohen penalisht dhe dy vëllezërit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.Gj.,57 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, si dhe proceduan penalisht shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P., 19 vjeç, banues në Gajush, Lezhë.

Këta shtetas, në vendin e quajtur “Tregu i Milotit” pas një konflikti të çastit, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime, e me pas shtetasi P.Gj., ka përdorur një mjet të mprehtë thikë dhe ka plagosur të dy vëllezërit, shtetasit A.P. dhe D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, shitja pa leje e armëve të ftohta” për shtetasin P.Gj., si dhe ” Plagosje e lehtë me dashje” , e kryer në bashkëpunim për shtetasit A.P. dhe D.P./tvklan.al