Plagosi me thikë një 34-vjeçar, policia në kërkim të autorit



Plagosi me thikë një 34-vjeçar, policia në kërkim të autorit

11:46 01/04/2021

Policia është në kërkim të një 44-vjeçari, i cili një ditë më parë plagosi me thikë një person. Ngjarja, e cila ndodhi në zonën e Kasharit, sipas policisë erdhi për shkak të motiveve të dobëta. I plagosur mbeti një 34-vjeçar i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

“Më datë 31.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E(S)., M(M), 44 vjeç, sepse në bulevardin “Migjeni”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Xh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia në një njoftim për mediat./tvklan.al







Të ngjashme