Video/ Plagosje me armë zjarri në qendër të qytetit

Video/ Plagosje me armë zjarri në qendër të qytetit

22:03 28/06/2017

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qendër të qytetit të Shkodrës. Një 42 - vjeçar është qëlluar me armë në lagjen "Perash", rreth orës 21:30.

Gazetari i Tv Klan, Simon Shkreli raporton se i plagosuri është Ilir Hajdari, i njohur ndryshe si Mir Vetlla.

Ai ishte i ulur në një lokal në afërsi të sheshit "Isa Boletini", kur një person i maskuar që lëvizte në këmbë është afruar dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri.

42 - vjeçari mësohet se ka marrë plagë në gjoks. Ai u dërgua fillimisht drejt spitalit të qytetit, ndërsa pak orë më vonë u nis për në spitalin e traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.

Në një njoftim të sajin, policia e Shkodrës tha se janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërsa grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore, për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe dokumentimin ligjor të saj. 

Ilir Hajdari rezulton person me precedentë penalë.

Në vitin 2001, ai u akuzua se në bashkëpunim me 2 persona të tjerë vrau Indrit Bajrin.

42 - vjeçari u arrestua në vitin 2009 në Rinas, por u lirua për mungesë provash. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT