Planeti ku bie shi prej hekuri

Planeti ku bie shi prej hekuri

11:14 14/03/2020

Zbulohet një planet në të cilin bie shi, por prej hekuri të shkrirë. Planeti Wasp-76b ndodhet rreth 390 vjet dritë larg yjësisë së Peshqve, pra jashtë sistemit diellor, rrotullohet rreth në një kohë të shkurtër, vetëm dy ditë tokësore, e njëjta kohë që shpenzon për t’u rrotulluar edhe rreth yllit të tij.

Gjithashtu ka një ngjashmëri më Hënën, me dy faqe njëra gjithnjë e kthyer nga Toka dhe tjetra në errësirë. Mendohet se temperaturat në zonën e ndriçuar arrijnë deri në 2400 gradë Celsius, duke avulluar çdo lloj materiali, qoftë edhe metalin e hekurit.

Por shkencëtarët supozojnë se kur retë kalojnë në zonën e errët në mbrëmje, ato kondensohen për t’u kthyer në shi metalik. Në këto konkluzione kanë mbërritur një grup ndërkombëtar astrofizikantësh të cilët kanë studiuar përbërjen e atmosferës se këtij planeti nëpërmjet teleskopit VLT në Kili.

Ata thonë se në hemisferën e drejtuar nga ylli, bën aq nxehtë sa edhe metalet janë në formë të gaztë, dhe që radiacioni që mbërrin aty është mijëra herë më i fortë se ai që merr Toka nga Dielli.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi