Kryeministri Edi Rama tha se për herë të parë në plazhet shqiptare është ngritur një infrastrukturë kullash vrojtimi në funksion të sigurisë së pushuesve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se kjo infrastrukturë, megjithëse ende jo perfekte dhe pa boshllëqe, është si dita me natën me vitet e shkuara dhe në përmirësim ditë pas dite.

Për herë të parë ka një infrastrukturë kullash vrojtimi në funksion të sigurisë së pushuesve nga Velipoja në Sarandë. Ende jo perfekte dhe pa boshllëqe, po si dita me natën me vitet e shkuara dhe në përmirësim ditë pas dite, megjithë dobësitë e mëdha të pushtetit vendor në këtë drejtim, edhe pse ky aspekt është detyrë ligjore e funksion i bashkive. Sidoqoftë asnjë justifikim dhe bashkëpunimi me bashkitë për të garantuar një sezon të pastër e të sigurt po forcohet dita-ditës në terren

”, shkroi Rama. /tvklan.al