Mund të bëjë koalicion me euroskeptikët

Të djathtët e kryeministrit Plenkoviç, mbështetës i flaktë i hapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, janë fituesit surprizë të zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Kroaci. Ata fituan 7 deputetë më shumë se në legjislaturën e kaluar, por ju duhen edhe 10 të tjerë për të pasur 76 votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

Sondazhet parashikonin fitoren e koalicionit të majtë “Rifillimi” të kryesuar nga socialdemokratët, kandidati i të cilëve Zoran Milanoviç u zgjodh president në zgjedhjet Shkurtit. Gjetja e një partneri për bashkëqeverisje është sfida e radhës e Plenkoviçit. Mundësia më e mirë është partia e sapoformuar euroskeptike “Lëvizja për Atdheun”, e cila që me përfshirjen në garën e parë zgjedhore hyri në parlament me 16 deputetë.

Megjithatë, analistët thonë se nëse kjo parti do të përfshihet në qeverisje, Kroacia rrezikon të “orbanizohet”, një term që i referohet orientimit mjaft konservator që ka marrë Hungaria nën qeverisjen e Viktor Orbanit.

Pjesëmarrja në zgjedhje ra në 46%, nivelin më të ulët që prej shkëputjes nga ish-Jugosllavia, çka tregon shpresën gjithnjë e në rënie të kroatëve tek klasa aktuale politike.

Tv Klan