Firmat që kanë marrë përsipër ndërtimin e autostradës Durrës-Rrogozhinë, kanë njoftuar të gjithë familjarët e personave që kanë humbur jetën në këtë aks rrugor, të zhvendosin pllakat përkujtimore. Sipas drejtuesve të këtyre firmave, vazhdimi i mëtejshëm i punimeve pengohet pikërisht nga këto përkujtimore. Në këtë pjesë të rrugës, nga zona e “Plepave” në Kavajë, përkujtimoret që përkujtojnë viktimat nga aksidentet rrugore janë shtuar së tepërmi. Fenomeni i ngritjes së përkujtimoreve anash rrugëve shihet kudo por deri tani asgjë nuk është bërë për pengimin e këtij fenomeni.

Pamje autostrada Durrës-Rrogozhinë, pllaka përkujtimore./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj