Trupa do shqyrtojë çështjet e ekstradimeve

Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e kësaj të premteje ka caktuar në Gjykatën e Lartë dy gjyqtarë të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Sokol Binaj dhe Albana Boksi do të shqyrtojnë katër çështje që kanë të bëjnë më ekstradimet.

Ndërsa po në këtë mbledhje u vendos që të nisë verifikimi për 21 kandidatët jo gjyqtarë që kanë aplikuar për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë. Nga ata KLGj do të zgjedhe tre anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Tv Klan