Elon Musk ka njoftuar se shkrimi i theksuar (bold) nuk do të shfaqet më në faqen kryesore të përdoruesve të X sepse “po i del gjak nga sytë”.

“Falë përdorimit të menjëhershëm dhe të tejskajshëm të shkrimit të theksuar në X, do të hiqet nga faqja kryesore”, shkroi ai në një postim.

Përdoruesit duhet të “klikojnë detajet e postimit  për të parë diçka në këtë lloj shkrimi. Musk shtoi se edhe shkrimi i pjerrët (italic) dhe “ndonjë lloj tjetër” do të hiqen pasi këto opsione po përdoren për të përftuar klikime.

Ndjekësit ranë dakord me Musk dhe një prej tyre komentoi: “Më bëhet qejfi që e dëgjoj këtë. Po e shëmtonte vërtet faqen kryesore”.

Llogaritë që rrisin ndërveprimin në rrjetet sociale kanë qenë një shqetësim i Musk prej kohësh. Këto llogari manipulojnë përdoruesit duke i bërë të klikojnë përmbajtjen pa u ofruar diçka të vlefshme në këmbim.

Në prill, drejtuesi i X tha se do të “pezullonte” dhe “ndiqte burimin” e këtyre llogarive por nuk dha detaje se si do të ndodhte kjo. Pas prezantimit të tekstit të theksuar dhe formateve të tjera në prill 2023, këto llogari janë përdorur për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve çka sjell edhe shuma monetare për ta./tvklan.al