Të gjithë përdoruesit në Brazil që gjatë orëve të fundit kanë dashur të përdorin platformën X dikur e njohur si Twitter nuk kanë patur akses e kjo për shkak se autoritet kanë urdhuruar bllokimin e platformës online.

Një gjykatë në Brazil urdhëroi pezullimin e menjëhershëm dhe të plotë të platformës së mediave sociale derisa ajo të përmbushë të gjitha urdhrat dhe të paguajë gjobat ekzistuese.

Për vendimin reagoi vetë pronari i platformës Elon Musk, i cili nuk nguroi të sulmojë gjyqtarin, po godet fjalën e lirë për qëllime politike.

Gjyqtari është përfshirë në një mosmarrveshje të gjatë me miliarderin Elon Musk i cili refuzoi në fillim të këtij viti të bllokonte llogaritë përgjegjëse për përhapjen e lajmeve të rreme dhe gjuhën e urrejtjes.

Rreth 40 milionë brazilianë që përdorin platformën tani nuk do të kenë mundësi të përdorin platformën dhe nëse kapen nga autoritet duke e përdorur në mënyrë të paligjshme do të përballen me gjoba të rënda.

 Ky vendim mund të bëjë që X të humbasë një nga tregjet e tij më të mëdha dhe më të lakmuara në një kohë kur kompania lufton për të siguruar të ardhura  nga reklamat.

Tv Klan