Ka ndërruar jetë një 90 vjeçar në Fier, në tentativë për të shuar flakët. Sipas policisë, i moshuari kishte ndezur një zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat. Por, më pas era ka përhapur flakët.

“Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat. Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thotë Policia./tvklan.al