Në prill të vitit 2010 çmimi i një Bitcoin ishte 0,003 dollarë amerikanë, ndërsa sot është 10 000 dollarë. Nëse 7 vite më parë do të kishit investuar 100$ në Bitcoin, sot do kishit pasur 300 milion.

Ashtu siç edhe vetë Wall Street ka filluar t’i kushtojë më shumë vëmendje, Bitcoin ka pasur rivalë të ri në botën e monedhës crypto. Një prej tyre është Ethereum që sot mbulon 32% të vlerës totale të të gjithë monedhës crypto (Bitcoin përfshin 38%) dhe Litecoin vlera e përgjithshme e të cilit për herë të parë kaloi në një moment historik prej 1 miliard $.

Ndërkohë, shumë shtete kanë deklaruar Bitcoin legjitim, që si masë të madhe ka pasur një ndikim pozitiv në çmimin e saj. Në Japoni kohët e fundit, shumë shitës mundësojnë blerjen me Bitcoin që çoi në rritjen e çmimit të kësaj monedhe gjatë muajit të kaluar, me një rritje prej gati 80% dhe Japonia të bëhet tregu më i madh për Bitcoin në botë. Investitorët presin që së shpejti shumë shtete të tjera të legalizojnë këtë lloj tregtimi.

Një nga arsyet pse çmimi i Bitcoin ishte lartë deri këtë vit është se ai nuk është i ndikuar nga qeveritë shtetërore. Bitcoin monitorohet me anë të të dhënave publike në internet të njohura si “zinxhir bllok”. Numri i Bitcoin përfundimtar mund të prodhohet nëpërmjet një procesi të quajtur “minierave”, dhe në fakt paraqet zgjidhjen e problemeve komplekse matematikore

./klankosova