Një makinë luksoze tip “Lamborghini” është bllokuar nga policët bashkiakë të Tiranës.

Automjeti i shtrenjtë kishte parkuar tre herë gabim në vende të ndryshme. Por ka ndërhyrë policia bashkiake e Tiranës, e cila ka bllokuar mjetin dhe ka vendosur gjobë. Për këtë ka reaguar në rrjetet sociale edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Lamborghinin ta kesh me jetë lali, por mëso të parkosh, siç parkon dhe në Gjermani! Faleminderit qytetarëve që raportojnë çdo ditë problematikat tek aplikacioni “Tirana Ime”, një mundësi që secili të sillet si kryetar bashkie për mëhallën e vet”, shkruan Veliaj. /tvklan.al