Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Policia e Qarkut të Elbasanit, në bashkëpunim me drejtorinë e shfrytëzimit  të automjeteve ka nisur operacionin për vjeljen e taksave të automjeteve që ndodhen në këtë zonë. Sipas drejtorisë së shfrytëzimit të automjeteve, taksa e cila është sanksionuar me ligj, paguhet vetëm nga 60% e tyre, duke shkaktuar në këtë mënyrë humbje në arkën e buxhetit të shtetit.

Më problematik në shlyerjen e detyrimeve janë automjetet që përdoren kryesisht në zonat rurale, si traktorët dhe autokombajnat. Lidhur me këtë problem, prefekti i Elbasanit Qazim Sejdini ka zhvilluar një takim, ku ka kërkuar ndihmën e policisë së Qarkut të Elbasanit, për marrjen e masave dhe evidentimin e automjeteve që shkelin ligjin./tvklan.al