Policia e Shtetit: Të dielën ndalohet në çdo qytet qarkullimi i automjeteve



Policia e Shtetit: Të dielën ndalohet në çdo qytet qarkullimi i automjeteve

11:23 30/05/2020

Policia e Shtetit ka njoftuar se të dielën (31 Maj) nuk do të lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve. Megjithatë, policia thotë se do të jenë të hapura bizneset dhe do të jetë e lirë lëvizja për këmbësorët.

Gjithashtu edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe. Njëkohësisht është e ndaluar lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

“Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.

Ministrja Manastirliu deklaroi të premten se kjo është java e fundit që do të kemi një ndarje të zonave në të kuqe dhe të gjelbra./tvklan.al



Të ngjashme