163 persona dhe 6 policë plagosen në përleshje

Të paktën 163 palestinezë dhe 6 oficerë policie izraelitë janë lënduar në përleshjet në Jerusalem të një dite më parë. Shumica u plagos në xhaminë Al-Aqsa, ku policia izraelite qëlloi me plumba gome dhe granata neutralizuese ndërsa palestinezët hodhën gurë dhe shishe.

Tensionet janë rritur për shkak të dëbimit të mundshëm të palestinezëve nga toka e pretenduar e kolonëve hebrenj. Gjysmëhëna e Kuqe ka hapur një spital fushor për të trajtuar të plagosurit.

Kompleksi i xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit është një nga vendet më të rëndësishme të Islamit, por vendndodhja e tij është gjithashtu vendi më i shenjtë në Judaizëm, i njohur si Mali i Tempullit.

Ky vendi është një pikë e shpeshtë dhune e cila kulmoi përsëri të Premten në mbrëmje ku mijëra myslimanë ishin mbledhur për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Komuniteti ndërkombëtar thirrje për shmangie të dhunës. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni ishte “thellësisht i shqetësuar për tensionet e rritura”.

Izraeli ka pushtuar Jerusalemin Lindor që nga lufta e Lindjes së Mesme 1967 dhe e konsideron të gjithë qytetin kryeqytetin e tij, edhe pse kjo nuk njihet nga shumica dërrmuese e bashkësisë ndërkombëtare.

Tv Klan