84% e armëve dhe municioneve luftarake në qarkun e Fierit ka arritur të grumbullohet nga efektivat e komisariateve si dhe nga sektori i grumbullimit të armëve. Në qytetet e Fierit, Lushnje, Mallakastër gjatë trazirave të vitit 1997 në depot e armatimit, u vodhën rreth 15 mijë armë dhe municione të ndryshme luftarake.

Që nga vitit 1997 e këtej janë grmbulluar rreth 1200 armë, 2600 municione të ndryshme dhe rreth 8500 granata dore, por vetëm vitin e fundit është arritur të mblidhet shumica e armatimit dhe municionit luftarak. Në fushatën e çarmatimit janë paraqitur më mirë komisariatet e qytetit të Lushnjes dhe të Mallakastrës duke bërë një punë mjaft të mirë që njerëzit të mos diponojnë më armë në duart e tyre./tvklan.al