Sali Berisha dhe Partia Demokratike planifikojnë një  tjetër miting edhe pse shefi i Policisë së Prefekturës Nën Kolonel  Hasan Ahmeti i ka dërguar letër Genc Pollos për të anulluar mitingun. Sipas policisë ky tubim nuk është i ligjshëm dhe arsyet kanë të bejnë me situatën kriminale që kerkon angazhimin e shumë forcave policore.  Sipas Berishës të drejtën për protestë ia japin ligjet Kushtetuese. Ndryshe nga mitigu tjetër ku i pranishëm ishte Dan Everts për të vëzhguar nga afër situatën, kësaj here Berisha nuk ka patur mbështetje nga diplomatët.

Pamje Sali Berisha duke folur në miting, njerëz në miting, policia forcat speciale duke ruajtur kryeministrinë, Sali Berisha konferencë./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo