Tre shtetas grekë janë proceduar sot penalisht nga Policia e Gjirokastrës për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes”. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të

Tvklan.al.

Të njëjtat burime sqarojnë se bëhet fjalë për 3 qytetarë grekë që tentuan të hynin në Shqipëri nga dogana e Kakavijes. Atyre iu gjetën objekte të papërshtatshme, të tilla si bluza dhe veshje të Epirit të Veriut, simbole nacionaliste dhe që shkaktojnë nxitje të urrejtjes.

Për këtë arsye, ata u kthyen pas nga Policia Kufitare e Kakavijes dhe nuk u lejuan që të hynin në Shqipëri. Përpos refuzimit të hyrjes, 3 grekët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën “nxitje e urrejtjes” Që do të thotë se ata do të paraqiten në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës ditët në vijim për t’u marrë në pyetje.

Tre shtetasit grekë do të merrnin pjesë në funeralin e minoritarit Kostandino Kaçifas që u mbajt në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër. Kostandino Kaçifas u vra më 28 Tetor në Bularat nga forcat RENEA, pasi qëlloi me armë policisë dhe refuzoi që të dorëzohej.

/tvklan.al