Policia Tiranë bashkëpunim me Prokurorinë për krimin dhe vendosjen e rendit (03 Nëntor 1998)

Policia Tiranë bashkëpunim me Prokurorinë për krimin dhe vendosjen e rendit (03 Nëntor 1998)

12:20 03/11/1998

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë vendosur sot një plan të përbashkët masash për të luftuar kriminalistikën dhe për të vendosur rendin. Drejtori i Policisë Ilir Bellovoda të shoqëruar nga vartësit e tij më kryesorë, i kanë parashtruar kryeprokurores Dolores Velaj dhe prokurorëve të tjerë, situatën në Tiranë si dhe problemet të cilat pengojnë vendosjen e rendit në vend. Për Bollovodën, lufta ndaj krimit do të jetë pa pakompromis.

” Ne kemi lënë të hapur takime të vazhdueshme me prokuroren Velaj.  Unë e gjykoj se policia, pavarësisht rritjes së kriminalitetit, masat e marra nga ajo kanë qënë efektive kundër krimit. Janë zbuluar një sërë veprash kriminale dhe janë arrestuar shumë persona që rëndojnë krime të rënda mbi to. Përplasjet mes policisë dhe prokurorisë janë për të mirën e punës.” -është shprehur Bellovoda.

Pamje Drejtori i Policisë Tiranë Ilir Bellovoda./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT Doktori