Një aktore e filmave për të rritur, ka thënë se është kërcënuar që të heshtë në lidhje me historinë e saj të dyshuar me Donald Trump në vitin 2006.  

Stormy Daniels tha për CBS News që një burrë iu afrua asaj në një parking në Las Vegas më 2011.

Njeriu i panjohur thuhet se i tha asaj “lëre Trumpin të qetë”, pastaj pa vajzën e saj të vogël dhe shtoi: “Do të ishte një fatkeqësi nëse diçka i ndodh nënës së saj”.

Trump mohon se ka patur një lidhje me aktoren.

Stormy Daniels, emri i së cilës është Stephanie Clifford, tha se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Trump vetëm një herë, në një dhomë hoteli gjatë një turneu golfi të famshëm në liqenin Tahoe, Kaliforni, në korrik të vitit 2006. Trump u martua me Melania Trump në vitin 2005./tvklan.al