Përmes një agjenti të infiltruar policia arriti të godasë një rrjet që merrej me falsifikimin e dokumenteve dhe kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Anglisë  të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.

Në pranga ra një specialist i zyrës së shërbimit në Pogradec Zhenika Lole, njëri nga hallkat e rrjetit që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.

Mësohet Lole me aftësi mjaft të mira kompjuterike kishte hapur një kancelari, e cila sipas prokurorisë shërbente si bazë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar.

sic i shihni edhe në këto pamje ai prodhonte dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor.

Sipas Prokurorisë, shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.

Agjenti i infiltruar hyri në kontakt dhe shkoi në Pogradec të takohet me Zheni Lolin për të kërkuar 3 dokumente italiane, konkretisht pasaportë e realizuar në emër të shtetasit Gerald Ab., patentë italiane dhe kartë identiteti italiane.

Në momentin e dhënies së këtyre dokumenteve agjentit është bërë e mundur identifikimi i targës së mjetit që ishte AA897ZO (Mercedes Benz) që i përket shtetasit Zhenika Loli ku pas verifikimit ka rezultuar 39-vjecari lindur dhe banues në Pogradec ishte i punësuar si IT në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, thuhet në dosjen hetimore. Por gjykata e Korçës tha se nuk ishte punonjës i saj.

Pjesë nga biseda e agjentit të infiltruar me IT e gjykatës

Zhenika LoleProsia e Thanasit në rregull është them.

Personi i autorizuarPo në rregull.

Zhenika LoleAjo tjetra, ajo tjetra që do me japesh mua ti.

Personi i autorizuar – Po re po, po vella hajde. Thash. Numëroj këto ti. Më torturove o plako.

Zhenika LoleNë rregull. Kam ndenjur një nate në Fier vëlla që jam marrosur fare

Zhenika LoleSa janë? Janë 2400?

Zhenika Lole – 2400.

Zhenika Lole2400 euro. Ok

Gjithashtu agjentët kanë ndjekur dhe dokumentuar të gjithë itenerarin e lëvizjeve të Zheni Lolit

Ndaj IT-së janë ngritur akuzat për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Klan News