Një 44-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës. Autoritetet njoftojnë se në kuadër të operacionit të koduar “Porosia” është arrestuar G.H., i cili është kapur duke transportuar drejt Malit të Zi  8 qytetarë të huaj dhe u kishte premtuar se do i kalonte ilegalisht në kufi.

44-vjeçari është kapur në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit. Në momentin e arrestimit ishte duke transportuar me një mjet tip “Fiat”, 8 qytetarë të huaj nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./tvklan.al