Nisja e vitit shkollor është pritur me emocione edhe për kryeministrin Edi Rama. Djali i tij, Zaho, ulet për herë të parë në bankat e shkollës dhe kreu i qeverisë vendosi ta urojë atë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm. Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”, shkruan Rama.

Rreth 480 mijë nxënës u ulën në bankat e shkollës këtë të hënë. Ky vit i ri shkollor i gjen nxënësit, mësuesit dhe prindërit përballë një sfide të madhe duke pasur parasysh rregullat që janë vendosur për shkak të pandemisë. /tvklan.al