Intervistë me Preç Zogaj për incidentin në Veri të Shqipërisë.

Gazetari: Si do e komentoni ju agresionin e fundit të djeshëm të… serb në tokën shqiptare?

Preç Zogaj: Ushtria Jugosllave Serbe dje dëshmoi edhe një herë hipokrizinë e Beogradit. Një ditë më parë Beogradi kishte lajmëruar se po i tërhiqte këto forca sepse Ushtria Çlirimtare ishte asgjesuar. Në fakt dje është zhvilluar një nga betejat më të mëdha që tregon nga një anë se Ushtria e Beogradit është aty, por nga ana tjetër që Ushtria Çlirimtare e Kosovës është aty dhe po lufton. Në këtë betejë Beogradi në dëshpërim e sipër ka përdorur gjithë arsenalin e vet luftarak, tanke, autoblinda, avion bombardues dhe natyrisht edhe armë të tjera, dhe ka qënë një përpjekje për të mbyllur korridorin e hapur në Veri dhe një përpjekje për të rrafshuar një nga bastionet e UÇK-së. Sepse nuk është bastioni i vetëm ai që ku janë zhvilluar dje luftimet. Dhe kjo luftë do të vazhdojë nuk duhet të kemi iluzione se Millosheviçi do t’u kthehet kollaj bisedimeve, Millosheviçi mund t’u kthehet bisedimeve vetëm me kushtin e dobësimit të opsioneve për Kosovën. Këtë shqiptarët nuk e kanë pranuar dhe nuk do ta pranojnë. Sidomos me bilancin e jashtëzakonshëm të krimeve që janë kryer
shqiptarët normalisht do të ngulmojnë për ato opsione që i hapin rrugën një herë e mirë çlirimit të Kosovës nga tirania e Beogradit.

Gazetari: Rënia e … serb është vepër e Ushtrisë Shqiptare?

Preç Zogaj: Unë nuk kam dijeni. Besoj jo. Këtë mund ta them nuk është vepër e Ushtrisë Shqiptare thuhet që është rrëzuar nga forcat e UÇK-së./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame