Ëndrra amerikane mbetet një synim për shumë njerëz që dëshirojnë të ndërtojnë jetën e tyre në tokën e mundësive. Megjithatë, ka edhe raste kur mund të humbasësh në mes të saj. Rrëfimi i Erisa Dragoshit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan tregon një anë tjetër të kësaj ëndrre. Këngëtarja thotë se dëshira për ta realizuar ishte shumë e madhe, por pasi e preku i gjithë gëzimi u shndërrua në trishtim dhe vendosi të kthehej.

Erisa Dragoshi: Në fakt si të gjithë shqiptarët, unë bashkë me bashkëshortin tim, e kishim ëndërr të shkonim në Amerikë, kam qenë në atë kohë shtatzënë, diku pak a shumë para 8 viteve. Ne ikëm me vizë pune në fakt të dy, ishim shumë të lumtur, në momentin që kemi marrë vizat kemi qarë, qanim me dënesë, ishte mrekulli sepse na thoshin që është pak e vështirë t’ju dalë të dyve viza, edhe burrit, edhe gruas. Na doli, fati. Shkuam në Amerikë, atje për ne ishin gjërat shumë të thjeshta për t’i realizuar se ne nuk është se ndenjëm shumë, pak a shumë 4 muaj, por nuk u ambientuam dot, nuk e gjetëm dot veten.

Ermelinda Ndoja: Pra ato lotët e gëzimit që doli viza e punës për në Amerikë, bashkë me bashkëshortin, mund të themi u shndërruan në lot trishtimi atje?

Erisa Dragoshi: U shndërruan. Ishte ajo që po fliste pak goca, Ana. Ne nuk ishim nga ata të dy që donim të rrezikonim aq shumë, në thonjëza, të vuanim sepse ne çdo natë e vuanim shumë, e përjetonim shumë këttë mungesën e familjarëve, thoshim po larg qoftë të gjejë dikë diçka, si do ia bëjmë ne për të shkaur, për ta parë? Ndërkohë ne vinim nga një jetë shumë e zellshme këtu, me punë të mirë, punonim të dy, kishim të ardhura mirë, për çfarë kemi ardhur ne këtu, pse duhet të humbim ne këtu në fund të Amerikës, mendonim shumë gjëra./tvklan.al