Problemi i Altinit dhe Bardhit në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan merr një tjetër përmasë. Rezulton se Bardhi ka bërë kontratë për blerjen e një apartamentin në vitin 2012 dhe i ka paguar 37 mijë euro kushëririt Përparim Miraka. Pas 4 vitesh, në 2016 është gjendur në zyrën e noterit për të revokuar kontratën pasi kishte dalë një problem me apartamentin dhe do të merrte një tjetër.

Për këtë apartament, Altini nuk ka marrë as paratë mbrapsht dhe as ka mundur të hyjë në të. Për të sqaruar arsyen e prishjes së kontratës, kontaktohet Përparim Miraka i cili mohon të ketë shkuar te noteri, Lorenc Daka.

Eni Çobani: Pse u prish kontrata, Përparim?

Përparim Miraka: S’e prisha unë kontratën.

Eni Çobani: Po kush e prishi mo?

Përparim Miraka: E prishi vëllai im, tha do ta çojmë atje se është hyrja më e madhe.

Eni Çobani: Jo more zotëri, firma është jotja. Ti e ke prishur, ke shkuar te noteri Lorenc Daka apo jo? E njeh Lorenc Dakën?

Përparim Miraka: Te cili noter?

Eni Çobani: Lorenc Daka, a e njeh kush është?

Përparim Miraka: Jo, nuk e njoh fare.

Eni Çobani: Lorenc Daka, tani të lutem…

Përparim Miraka: Unë nuk e di kush është ky Lorenc Daka.

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë.

Bardhi shpërthen dhe thotë se te noteri kanë qenë ai dhe dy vëllezërit, Përparim dhe Blerim Miraka. Sërish, Përparimi e mohon: “Unë nuk e di ku është ky Lorenc Daka, nuk e di, kush është ky Lorenc Daka?”, shprehet ai./tvklan.al