Një vrapues është shpallur fajtor për ngacmim seksual pasi preku të pasmet e një gazetareje femër gjatë xhirimeve të garës live. Ngjarja ka ndodhur në SHBA.

Alex Bozarijan po transmetonte live, kur Thomas Callaway, e shokoi teksa u kap nga kamera duke e goditur tek të pasmet e saj teksa ajo raportonte.

44-vjeçari tashmë është i detyruar të bëjë 200 orë punë komunitare dhe të paguajë mbi 1000 dollarë gjobë kundrejt gazetares. Organizatorët e garës e përjashtuan nga eventi dhe Callaway s’do ketë të drejtë të marrë më pjesë atje.

“Më cënuat dhe turpëruat. Asnjë femër nuk duhet kurrsesi ta durojë këtë, në punë apo kudo”, tha gazetarja pas vendimit të gjykatës.

Callaway nuk tha asgjë për mediat pas vendimit. Megjithatë më parë ishte shprehur për mediat se nuk kishte për qëllim të prekte të pasmet e gazetares./tvklan.al