Teatri i Operas dhe Baletit do te hapë siparin për këtë vit me baletin “Zhizel”. Mbrëmjen e nesërme artdashësit do të kenë mundësinë të ndjekin dy aktet e tij. Balet romantik me një dramë të fuqishme, libreti i të cilit është ndërtuar mbi motivet e një legjende të lashtë gjermane.

Akti i parë sjell Zhizelin e cila dashurohet me princin Albert në festën që ai organizonte. Baleti Zhizel krijoi baletin realist dhe atë filozofik. Në rolin e vajzës Zhizel, është balerina Enada Hoxha ndërsa në rolin e princit Albert, Gerti Vaso. Solistë, oborrtarë, Denajda Drima, Eno Birko e të tjerë. Megjithëse pa shumë kushte, në Teatrin e Operas balerinët mundohen të bejnë art./tvklan.al

Gazetare :Holta Zhiti