Vajza e madhe e familjes Kardashian, Kourtney, para disa ditësh postoi një foto në InstaStory ku tregonte që kishte prerë flokët e saj të gjatë. Madje jo nga një profesionist, por kishte lejuar Travis Barker ta bënte këtë. Ajo nuk e postoi menjëherë rezultatin, por vendosi ta bënte këtë pas disa ditësh.

10 ditë në karantinë”, shkroi Kourtney në foton përpara pasqyrës së tualetit, e ulur në tokë, e zhveshur në pjesën e sipërme duke përdorur flokët e saj tashmë të prerë për të mbuluar gjoksin. Pas saj qëndron partneri, Travis Barker, i cili komentoi “10 ditë me ty”.

Nuk dihet arsyeja pse çifti ndodhet në karantinë, nëse kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit COVID-19 apo mbartës të tij. Çifti që tashmë nga fansat quhet “Kravis” nuk ka thënë ende asgjë për një fejesë, por nuk hezitojnë të ndajnë shpesh momente me njëri-tjetrin në rrjetet sociale apo të shfaqen së bashku në publik./tvklan.al