Nuk ka vonuar reagimi i Presidencës pas deklaratës së bërë nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila ishte e zhgënjyer nga Kreu i Shtetit, i cili dekretoi vendimin për mos shkarkimin e rektorit Mynyr Koni. Në një njoftim zëdhënësi i Presidentit, Meta bën me dijse se :

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në dekretin e tij për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni ka folur me argumenta ligjorë më gjatë se kurdoherë tjetër.

Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentat ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë procedurën që dikton ligji, përtej retorikave boshe.

Institucionet e Arsimit të Lartë janë autonome dhe askush nuk duhet të guxojë të prekë pavarësinë e tyre.

/tvklan.al