Gjykata e Posaçme rrëzoi këtë të martë një tjetër kërkesë për liri bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Gjatë seancës së sotme, SPAK ka paraqitur një procesverbal kqyrje të burimeve të hapur, në media, duke argumentuar që masat të mos ndryshojnë pasi ish-Kryeministri ka vijuar të thyej masën e “arrestit në shtëpi”.

Por për avokatin e Berishës, i cili vijoi të konsideroi hetimin e tij si politikë, komunikimi me median është i lejuar.

“Arresti në shtëpi nuk afekton aktivitetin e kryetarit të opozitës. Ligji për të arrestuarit dhe të paraburgosurit thotë një i paraburgosur mundet të ketë komunikim me mediat”.

Ish-Kryeministri ndodhet në masë arresti në shtëpi që prej Dhjetorit 2023, me dyshimet se bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi janë përfshirë në korrupsion në privatizimin e ish-komplelsit partizani.

Këto pretendime të SPAK, janë kundërshtuar nga Berisha dhe Malltezi, të cilët thonë se nuk e kanë shkelur ligjin, duke konsideruar hetimin si me motivacion politikë.

Tv Klan