Mediat turke raportojnë se Presidenti Turk, Rexhep Taip Erdoan dhe Papa Françesku kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë ditës së shtunë.

Në qendër të diskutimit ka qënë shqetësimi i përbashkët në lidhje me vendimin e Presidentit Trump për zhvendosjen e ambasadës amerikanë nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Burime nga presidenca turke, kanë njoftuar se Erdoan dhe Ati i Shenjtë kanë vlerësuar rezolutën e OKB mbi Jeruzalemin, duke theksuar nevojën e mbrojtjës së statusit të Jeruzalemit si qytet i shenjtë për Islamin, Krishtërimin dhe Judaizmin.

Kreu i Vatikanit ka bërë thirrje gjithmonë për paqe në Jeruzalem dhe të gjithë Tokën e Shenjtë, duke u lutur që mes palëve të rifillojë dialogu dhe të arrihet zgjidhja për një bashkëjetesë paqësore mes dy shteteve brenda kufijve të pranuar ndërkombëtarisht dhe reciprokisht.

Kjo është hera e dytë që Erdoan telefon Papën. Për herë të parë ata kanë biseduar më 7 dhjetor. Presidenti turk, për më tepër në të kaluarën kishte fërkimi me Atin e Shenjtë dhe disa kancelari evropiane. Por këto ditë Erdoan, ka shprehur vullnetin për rregullimi e marrëdhënieve me vendet e Bashkimit Evropian, duke planifikuar vizita në Francë dhe Vatikan.

Tv Klan