Presidenti i KE futet në karantinë, dyshohet se është me koronavirus


Presidenti i KE futet në karantinë, dyshohet se është me koronavirus

19:28 22/09/2020

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michael, është futur në karantinë. Mediat e huaja bëjnë me dije se takimet e Micheal për datat 24 dhe 25 shtator do të zhvendosen në 1 dhe 2 tetor.

Zëdhënesi i tij Barend Leyts, shkroi në Twitter se Michel ishte izoluar pasi një nga rojet e tij të sigurisë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Presidenti i Këshillit Evropian mësoi sot se një oficer i sigurisë, me të cilin ishte në kontakt të ngushtë kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Presidenti testohet rregullisht dhe dje rezultoi negativ. Duke respektuar rregullat belge, ai ka hyrë në karantinë nga sot”, shkruan zëdhënësi.

Charles Micheal kishte një axhendë të ngjeshur pasi BE do të vendoste për sanksionet kundër Bjellorusisë dhe Turqisë./tvklan.al





Të ngjashme