Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini është pritur në një takim edhe nga Presidenti Ilir Meta.

Takimi është bërë i ditur nga kreu i shtetit, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ku shkruan:

Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara .Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal.

/tvklan.al