Lajme Arkiva 2003

Arjan Konomi: Për të mos lejuar tensionimin e mëtejshme të marrëdhënieve pozitë-opozitë dhe për të gjetur një zgjidhje të kësaj çështjeje e cila do të mundësonte një proces politik normal, presidenti Moisiu kërkon nga forcat politike, që të rishikojnë formulimin dhe qëndrimin e tyre në lidhje me kërkesën e bërë për hetimin parlamentarë mbi përdorimin e fondeve publike në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe në Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu presidenti Moisiu kërkon që kuvendi të respektoj me rigorozitet kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi në lidhje me këto komisione.

Kjo deklaratë që ka përcaktuar pozicionin e presidentit Alfred Moisiu për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama, përveçse ka bërë bujë në politikën e ditës përfshirë nga debatet për çështjen Rama, ka ngjallur zemërimin e socialistëve. I pari që ka reaguar ashpër ka qenë kryetari i grupit parlamentarë të mazhorancës Gramoz Ruçi. Ai doli pothuajse hapur kundër presidentit konsensual Alfred Moisiu si para ashtu edhe pas seancës së pasdites.

Gramoz Ruçi: Thelbi i kërkesës së presidentit ishte që PS-ja të ndryshoj qëndrimin ndërsa PD-ja të ndryshoj formulimin. E parë dhe e gjykuar në kontekstin e kësaj fjalie gjykoj se presidenti i ka tejkaluar kompetencat e veta. Nuk është presidenti që gjykon lidhur me qëndrimin parlamentarë të Partisë Socialsite. Nëse parlamenti pas marrjes së një vendimi të cilin ende nuk e ka marrë presidenti ka të drejtën kushtetuese ti drejtohet gjykatës kushtetuese si i vetmi institucion që bën interpretimin përfundimtar të kushtetueshmërisë. Ne respektojmë presidentin është institucion kushtetues, është i zgjedhur nga parlamenti, por nuk është mbi parlamentin dhe nuk është mbi Kushtetutën dhe nuk ka mjaftuar ky qëndrim në mbledhjen e grupit parlamentarë socialist i thirrur me urgjencë në mesditë.

Menjëherë pas deklarimit të presidentit Moisiu mes deputetëve të mazhoranës ka pasur zëra të fortë kundër presidentit. Zemërimi ka shkuar deri aty sa eksponentë të lëvizjes katarsiste të cilët kanë votuar edhe kundër zgjedhjes së presidentit Alfred Moisiu, kanë kërkuar shkarkimin e kreut të shtetit, propozimi i tyre nuk është zyrtarizuar në qëndrimin e Partisë Socialiste, por fryma antipresidenciale mbetet e pranishme mes deputetëve socialist./tvklan.al