Rita Ora nuk ka munguar as në edicionin e radhës të ngjarjes më të madhe të modës, Met Gala. E veshur me këtë fustan transperant artistja me origjinë shqiptare ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Taika Waititti.

E njohur për veshjet e saj të guximshme Rita bëri të njëjtën gjë edhe në këtë dalje publike duke veshur këtë fustan shumëngjyrësh, i cili ia vë në pah linjat e saj trupore.

Me model flokësh të veçantë e grim të thjeshtë, 33-vjeçarja edhe një herë ka mahnitur. Në një shkrim të gjatë në Instagram, ajo flet për fustanin dhe për përzgjedhjen që ka bërë duke falenderuar ekipin e saj. Jo shumë ndryshe nga Rita Ora edhe Dua Lipa zgjodhi një fustan të guximshëm dantellë, një krijim i stilistit të njohur Marc Jacobs. Teksa shumë shpresonin se ajo do të merrte pjesë në këtë event me të dashurin Callum Turner ndodhi e kundërta.

Përsonazhe të tjerë të famshëm u komentuan për zgjedhjet e tyre ishin Ariana Grande, Kim Kardashian, Zendaya, Emely Ratajkovski, Gigi Hadid, Nicole Kidman, Nicki Minaj, Pamela Anderson etj.

Megjithatë, ata që u komentuan në Tëitter për origjinalitetin e tyre ishin Lana Del Rey, Bad Bunny dhe  Cardi B.

Met Gala, një ngjarje e cila funksionon vetëm me ftesë, e njohur për të famshmit dhe veshjet ekstravagante organizohet që nga viti 1995 nga Kryeredaktorja e  revistës Vogue, Anna Wintour.

Klan News