Presidenti Thaçi: Ende nuk ka drejtësi për genocidin serb në Kosovë


Presidenti Thaçi: Ende nuk ka drejtësi për genocidin serb në Kosovë

10:36 22/07/2020

10 vite më parë, në Parlamentin e Kosovës u vulos deklarata e Pavarësisë së shtetit më të ri në Europë.

Duke kujtuar këtë ditë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se ende nuk ka drejtësi mbi genocidin e kryer nga Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Thaçi shkruan se beson në drejtësinë ndërkombëtare, sikurse thotë ai, sepse shqiptarët e Kosovës janë në të drejtën e tyre.

“Sot u bënë 10 vjet kur u vulos përfundimisht subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit të ri të Kosovës. Ne asnjëherë nuk kishim dyshime për të drejtën tonë historike, që të jetojmë të lirë në vendin tonë të pavarur dhe sovran. Serbia pas humbjes së luftës në Kosovë, duke mos u pajtuar me këtë fakt, kishte vendosur ta dërgonte rastin e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne, populli ynë, gjithmonë i kemi besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit që ende nuk kemi drejtësi për gjenocidin e shtetit të Serbisë të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. I kemi besuar dhe vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare, sepse gjithmonë ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tonë”, shkruan Presidenti Hashim Thaçi. /tvklan.al




Të ngjashme