Fushë- Krujë- Një shpërthim me lëndë plasëse artizanale në shenjë presioni ndaj pronarit të tij, ka çuar në pranga Arben Talin  35 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi më datë 09.08.2016,  në orët e para të mëngjesit, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse artizanale në një panel diellor në Krastë të fshatit Halil, Fushë-Krujë.

Në momentin e ngjarjes  Arben Tali ka qenë roje pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.

Gjithashtu,  nga veprimet e imtësishme hetimore të policisë, dyshohet se lëndën plasëse mund ta ketë vendosur vetë Tali në shenjë presioni për shpërblim nga ana e  pronarit të panelit diellor. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Tali njihet si person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës./tvklan.al