Marka Fendi dhe Versace do të shfaqen me veshjet e reja më 12 Maj

Markat italiane të luksit Fendi dhe Versace janë bashkuar sërish për një koleksion të përbashkët.

Ato e njoftuan këtë Shtatorin e kaluar dhe prezantuan koleksionin e tyre të parë në Javën e Modës në Milano.

Modelja e njohur Naomi Campbell shihet në video duke  kontrolluar emrat në derën e klubit të natës ‘Fendace’ ndërsa supermodelet, përfshirë Adut Akech, mbërrijnë në festë, të veshura kokë e këmbë në ‘Fendace’.

Koleksioni i përbashkët u projektua nga stilistja e njohur Donatella Versace dhe drejtorët kreativë të Fendi, Kim Jones dhe Silvia Venturini Fendi, një bashkëpunim që sipas tyre lindi nga miqësia dhe respekti i ndërsjellë profesional.

Koleksioni  i ri i markave të njohura italiane pritet të nxirret më 12 Maj.

Klan News