Përfaqësues institucionesh në Kosovë u kërkuan autoriteteve serbe që të vënë sa më parë para drejtësisë autorët e një sulmi mbi dy të rinj shqiptarë në Serbi, njëri nga të cilët pësoi plagë të rënda si pasojë e rrahjeve në qytetin e Novi Sadit.

Autoritetet serbë thanë se dy të rinjtë shqiptarë të lindur në vitin 1999, u sulmuan nga një grup serbësh në Novi Sad, kryeqyteti i Vojvodinës, në rrethana ende të pasqaruara, natën ndërmjet së shtunës dhe së dielës.

Njëri prej të sulmuarve, që u identifikua si Çlirim Maloku, nga rajoni i Prizrenit, pësoi plagë të rënda dhe mjekët kanë luftuar për jetën e tij. Të hënën në mbrëmje zyrtarë në Novi Sad thanë se gjendja e tij është e rëndë por e qëndrueshme.

Përfaqësues të organizatës joqeveritare “Amza e Shqiptarëve të Serbisë”, thanë se ata duket të jenë sulmuar vetëm sepse janë dëgjuar duke folur shqip me njëri tjetrin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkroi në rrjetet sociale se ky është një akt i pashembullt që dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave evropiane.

Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejt, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin merit

or”, shkroi ai.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli shkroi se ministria e tij po bën përpjekje “

qoftë direkt, përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, qoftë edhe përmes kanaleve ndërkombëtare, të ndihmojmë në ofrimin e ndihmës për viktimat e këtij rasti, si dhe të ndërhyjmë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë

“, shkroi ai duke nënvizuar se Serbia duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunë.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha mes tjerash se “

Serbia duhet të dëshmojë se është e përkushtuar në mbrojtje të njerëzve, pa dallim etnie. Po ashtu, duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunën

“.

Emri i tij është Çlirim Maloku. Ai është nga Kosova. Emri i tij do të thotë Çlirim. Ai është lindur më ’99, vitin kur Kosova është çliruar nga okupimi serb. Javën e kaluar ai është rrahur në Serbi, sepse ka folur gjuhën e tij amtare

“, shkroi në rrjetet sociale, ambasadorja e Kosovës ne Shtetet e Bashkuara.

Reagime në Serbi

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e dënoi sulmin duke theksuar se të gjithë qytetarët e Serbisë duhet të kenë mbrojtje të barabartë.

“Ne nuk jemi të egër, ky është vend i qytetëruar”, tha ai të hënën gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Si të kërkoj nga Jens Stoltenberg që serbët të jenë të mbrojtur në Kosovë, nëse nuk jemi në gjendje t’i mbrojmë qytetarët e nacionaliteteve të tjera në vendin tonë. Kjo duhet të dënohet në mënyrën më të ashpër, ndërsa kryesit duhet të dënohen në mënyrën më të rreptë

”, tha ai.

Sulmin e dënoi edhe prefekti i Novi Sadit, Millosh Vuçeviç, duke theksuar se “

ky nuk është Novi Sadi siç e njohim ne dhe kjo nuk është Serbia siç e duam

“. Në një deklaratë lidhur me rastin ai tha se “

një akt i tillë është ia paligjshëm, pandershëm dhe i pamoralshëm

“.

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Vojvodina qytetare”, tha se që nëse vërtetohet se sulmi u krye për shkak të përkatësisë etnike, atëherë “

kjo duhet trajtuar si krim shumë të rrezikshëm nga urrejtja dhe duhet të dënohet ashpër në mënyrë që të çohet porosia se diçka e tillë është absolutisht e palejueshme

“.

Sulmi u dënua edhe nga Liga Socialdemokrate e Vojvodinës dhe disa parti në rajonin verior të Serbisë./VOA