PD i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim

Pritet që sot Presidenti i Republikës të depozitojë në prokurori një kallëzimin penal ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani të paralajmëruar në konferencën për shtyp të së premtes.

Meta e akuzon Dvoranin për dy vepra penale; atë të shpërdorimit të detyrës, si dhe përvetësim titulli apo detyrës shtetërore.

Ndërkohë nesër, Presidenti Meta do të ketë një takim në orën 09:00 të mëngjesit me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të diskutuar situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Meta do të takojë edhe krerët e partive tjera që dogjën mandatet dhe dolën nga parlamenti.

Kreu i shteti ka ftuar edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur, si edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për t’i informuar për situatën.

Tv Klan